Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Ç’jemi?
N ç’zanafillë bëjmë pjesë?
Çfarë jemi o Zot, ç gjak kemi në dej,
Të bukur të pashēm, nuri shëndrin,
Kjo specja që vjen në jetë lakuriq,
Vizualja t’betohet, lakmi sa e vler,
Me këtë hijeshi kjo botë merr jetë,
E kur hapat sheh t’hedhur nëpër shtigje,
Jo nuk gaboj, po shoh e dëgjoj mirë,
A thua s’brendëshmit jemi egërsir,
Nuk ndihem mirë, kështu të flas,
Por duket që është, më keq se aq,
Se ata veshur, një të mirë kanë,
Rraces se vet, jetën ja ruajnë,
E ne, urrehemi, shahemi,
Mallkohemi,ziliqarë krejtë për besë,
Eh ajo besë, që shpërfillet,
Krejtë shpërbëhet, ajo thyhet,
Ti që vjen rrotull, trazon shpirtë,
E gjithçka e vë n’kazan të ziej,
Bie valë, e kjo din vëçse me djegë,
Po, përvëlon e shkrumbon frymë,
Ata, që thërrasin lumturin e duan jetë,
E ti mëkatarë e shpirtë të zi,
Ti, n’morde je kthy e sje më njeri,
Dy herë pa u mendu, shkatrrimin thirrë,
Dhe pendesa s’ndalet, ska kthim,
për hatrin e pa hatër, fajin don jetim,
E lakuriqësin, që me të n’jetë t’prunë,
Se ruajte petkun e shejtë, që t’dhuruan
Por zgjodhe kostumin e krimit mallkuar.
Promoted Content