Yuri Kim e dyshuar nga shqiptarët, e urryer, e keq kuotuar!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi sondazhin e Euronews Albania, duke thënë se Ambasadorja Yuri Kim është më keq e votuara nga populli shqiptarë që në 30 vite.
I ftuar në emisionin “Barometri” ai tha që sondazhi t’i dërgohet në zarf Departamentit amerikan të shtetit, duke shtuar se fakti që një pjesë e politikës nuk e do Kim do të thotë se kjo e fundit ka dështuar
“Këtë sondazh paketojeni dhe çojani në zarf DASH dhe të kuptojë që Yuri Kim është ambasadorja më e keq-kuotuara në 30 vitet në Shqipëri. Fakti që një pjesë e politikës nuk e do ambasadoren do të thotë se është dështim i ambasadores. Kim ka tejkaluar misionin e saj diplomatik.
Nuk jam dakord që zgjidhja e problemeve të Shqipërisë është te Yuri Kim. Ky sondazh është shumë i mirë, ka ndarë shoqërinë ashtu siç është e ndarë politikisht. Fakti që një pjesë e politikës e do ambasadoren do të thotë se ajo ka futur hundët në punët e brendshme në politikë.”- tha ai.
Shqiptarëve ju ngjallin më shumë besim ndërkombëtarët se sa institucionet shtetërore.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Ambasada Amerikane renditet e para si institucioni me besueshmërinë me të lartë me 33.2% pasuar nga delegacioni i BE me 30.7% dhe OSBE me 23%.
Pas, ndërkombëtarëve janë liderët fetarë, të cilët kanë arritur të sigurojnë me shumë besim se institucionet shtetërore me 23%.