Ç’po ndodh? Ilir Meta i shkon në zyrë Sali Berishës, një ditë pas kaosit në Kuvend

0

Një ditë pas përplasjes në Kuvend, Ilir Meta ka shkuar këtë të premte në zyrën e Sali Berishës.

Nuk dihet ende se për çfarë do të diskutohet në këtë takim, por kujtojmë deklaratën e Metës se lidhur me protestën që po zhvillojnë në Kuvend deputetët e opozitës, Partia e Lirisë e mbështet.

Një ditë më parë Kuvendi u kthye sërish në një ‘vend lufte politike’, ku deputetët e opozitës bllokuan zhvillimin normal të seancës, duke hedhur tymuese dhe rrëzuar karriget.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu