Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka qenë ditën e sotme në drejtorinë e policisë së Tiranës në momentin kur është arrestuar nën akuzën e shpërdorimi të detyrës për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë dhe një tender.
Gazetari i Report TV, Aldo Mustafa ka bërë me dije se Dako kishte pasur dijeni mbi urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij. Raportohet se ish kryebashkiaku fillimisht ka konsumuar një kafe në lokalin poshtë apartamentit ku banon dhe më pas është nisur drejt Tiranës për t’u paraqitur në ambientet e drejtorisë së policisë, ku është kryer arrestimi i tij.