Deklaratë politikisht e rrezikshme!

0

Shkruan Zef Ndreka

Pezullimi i Dialogut Strategjik duhet parë si alarm diplomatik
Ka patur një deklaratë nga deputeti i VV-së, e konkretisht nga Armend Muja, sipas të cilës ndërprerja e Dialogut Strategjik me Kosovën lidhet drejtpërdrejt me vendimin amerikan për të mos zhvilluar dialog as me Serbinë.
Kjo deklaratë, p dyshim hap disa plane analizash.
Çfarë tha realisht deputeti Muja?
Ai deklaroi se Washingtoni po e trajton Kosovën dhe Serbinë si një paketë të vetme në kuadër të Dialogut Strategjik.
Muja ka shtuar se ky pezullim.i dialogut na konvenon, pra ai, e sheh si pozitive që SHBA-ja nuk bisedon veçmas me Beogradin, duke interpretuar se kështu ruhet balanca dhe shmanget favorizimi i Serbisë.
Duke e analizuar ftohtë, ky formulim është problematik sepse jep mesazh publik se qeveria e Kosovës është e qetë me ndërprerjen e një kanali të rëndësishëm dypalësh.
Roli i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA, është jetik pë Kosovën dhe ky mekanizëm nuk është thjesht simbolik, por përfshin koordinim mbi sigurinë, mbi investimet, mbi integrimin euro-atlantik dhe mbështetjen në forume ndërkombëtare.
Ndalja e dialogut edhe përkohësisht, është një sinjal politik që Kosova nuk duhet ta normalizojë, pasi rrezikon të zvogëlojë peshën e saj në marrëdhënie me aleatin kryesor.
Rrezikohet që paketizimi me Serbinë të dëmtojë përpjekjet që Kosova të trajtohet si shtet sovran me marrëdhënie të veçanta.
Për më tepër, përçarja mes SHBA-së dhe Serbisë është shpesh taktike, ndërsa për Kosovën aleanca është ekzistenciale. Dhe nuk mund të pranohet barazimi i trajtimit që i ul avantazhin strategjik Prishtinës.
Përfitimi i dyshimtë i “status quo-së” me argumentin se “na konvenon kështu”, është shumë i diskutueshëm, madje problem i madh.
Çdo pezullim i kontakteve të nivelit të lartë zvogëlon mundësinë e mbështetjes për njohje të reja, për investime dhe siguri, sidomos në një kohë kur Serbia kërkon hapësira të reja diplomatike.
Deklarata e deputetit , përcjell mesazhi politik të rrezikshëm.
Deputeti Muja flet si zë i partisë në pushtet, prandaj deklarata tingëllon si sinjal për elektoratin e brendshëm me synimin që: “ne nuk jemi të varur nga Amerika”!
Por në planin ndërkombëtar, kjo mund të lexohet si mungesë urgjence për të ruajtur marrëdhënien e privilegjuar me SHBA-në.
Deklarata e Armend Mujës, edhe nëse synon ta paraqesë situatën si të kontrolluar, është politikisht e rrezikshme, pasi relativizon rëndësinë e aleatit kryesor, e sheh barazinë me Serbinë si fitore, e më tej, dërgon sinjal të gabuar se Kosova nuk është e interesuar për dialog dypalësh me SHBA.
Në vend që të “na konvenojë”, pezullimi i Dialogut Strategjik duhet parë si alarm diplomatik dhe si thirrje për të punuar më shumë që kanali i komunikimit me Washingtonin të rihapet sa më shpejt.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu