Shkruan Zef Ndreka
Të gjitha çfarë kanë bërë e çfarë kanë ndodhur në Shqipëri kanë patur një rezultante: Pasurimin e aktorëve të lartë të politikës dhe krijimin e shtresës së politikanëve të korruptuar.
Fenomenet që ka çuar në ektrem Edi Rama, i ka “përuruar” Berisha më parë dhe i ka zhvilluar më tej Meta, shumë vite përpara.
Janë këta të tre, që kanë prishur zgjedhjet të parët duke tjetërsuar votën e popullit, pra duke deformuar vullnetin politik.
Janë këta që kanë vëndosur korrupsionin në sistem duke e bërë gjë normale për shqiptarët.
Janë këta që vëndosen pa ndëshkueshmërinë dhe qe kanë degjeneruar për shumë vite drejtësinë, duke e bërë fare leckë.
Edi Rama duke u vetë-liçensuar nga binomi i përhershëm Berisha-Meta, ua ka kaluar këtyre, por është brenda trekendeshit.
Duke qënë më i gjati në trekëndëshin e Bermudës, i takon të jetë hipotenuza e trekëndeshit kënd drejtë . Baza e trekëndëshit mbetët Meta , ndërsa lartësia është Berisha!
Por nuk ka rëndësi forma e këtij trekendeshi.
Demokracia në Shqipëri, me politikanë të tillë të korruptuar është e destinuar të dështojë.
Këtë e vertetojnë 32-vitet e krimit dhe të korrupsionit.
E vertetojnë reformat e dështuara.
E vërteton ekonomia që përkeqësohet dita ditës.
E vërteton ikja masive e qytetarëve e veçanërisht e rinisë.
E vertetojnë rreth rrotullimi dhe riciklimi në politikë i të njejtëve përsona që e mbajnë peng atë.
Nuk është faji i demokracisë si sistem, por i lojës së luajtur nga anti shqiptarët në dëm të interesave të Shqipërisë, për të shuar shpresat që ky vënd mund të bëhet.
Janë 32 – vite që i kanë bërë pesimist shqiptarët , përveç atyre që kanë qënë e janë në qeveri dhe të lidhur me oligarkët.
Shpresat mbetën akoma nga ndërhyrja dhe ndihma konkrete amerikane, britanike dhe europiane , sidomos në fushën e drejtësisë.
Reforma në drejtësi po i shkul zgupthi të korruptuarit, kriminelët, hajdutët që i shohim tani të trembur duke folur më shumë me vete e për revolucione imagjinare. Prioritetet e tyre, ishin si fillim damkosja e të korruptuarve që po luftojnë ende kot si Don Kishotë, dëmtuesit e sistemit të drejtësisë, të prishjeve të zgjedhjeve dhe të votës së lirë, të instalimit të korrupsionit në sistem!
Reforma në drejtësi pritet të pastroje përfundimisht politikanët e kapur, e të dënuar, kriminelët , të korruptuar etj. Vetingu politik nga ana tjetër është një tjetër siguri për të mos i humbur shpresat .
Shqipërisë i duhen tani urgjentisht: reforma territoriale dhe reforma zgjedhore.
Por më kryesorja, shqiptarëve iu duhet bindja se me Berisha-Meta-Rama sistemi demokratik në vënd, është plotësisht i dështuar dhe rrotacioni politik do jetë i pa mundur.
Promoted Content