Deputeti serb, u kap duke parë porno teksa në Kuvend flitej për Kosovën, dha dorëheqjen

0

Skandal në Serbi.

Deputeti Zvonimir Steviç zuri faqet e para të lajmeve, pasi u kap duke parë video porno në seancën plenare ku po diskutohej çështja e Kosovës.  Disa orë më pas, pasi bëri bujë në rrjet njoftoi dorëheqjen nga mandati. Por duket se nuk kishte vullnetin e tij të plotë.

Kreu i SPS-së, Ivica Daçiç, i kërkoi Steviçit lënien e mandatit. Pas shumë diskutimeve, ai iu drejtua Daçiç me fjalët: Unë jam ushtar partie. Unë do të bëj atë që ju kërkoni. Steviç ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Kosovën , si dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe Legjislacion dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Administrativo-Buxhetore dhe Mandat-Imuniteti.

Në të njëjtën kohë, ai është kryetar i komitetit krahinor të socialistëve për Kosovën.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu