Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahmutaj, vëllai i deputetit të PD i rreshtuar me Berishën, Kasem Mahmutaj. 25 pasuritë janë provuar si të përfituara nga aktiviteti kriminal dhe me vendimin e sotëm, janë konfiskuar.
Gjykata e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e prokurorëve të SPAK dhe vendosi nën sekuestro disa apartamente, makina, pesë kompani, etj. Çështja u ankimua nga vëllezërit Mahmutaj por sot Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke i dhënë atij formë të prerë.
Nga sot, pasuritë e Gazmend, Behar dhe Kasem Mahmutaj kanë kaluar në pronësi të shtetit shqiptar. Ato ishin në emrin e vetë subjektit Gazment Mahmutaj, vëllait tjetër Behar Mahmutaj dhe deputetit Kasem Mahmutaj. I pari ka qenë edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.
Pasuritë e konfiskuara të Kasem Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj, Behar Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj
- Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2 Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
- Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 ,Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
- Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
- Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
- Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2 Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
- Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
- Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
- Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
- Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
- Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2 Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
- Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
- Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
- Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
- Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
- Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
- Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
- Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
- Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
- Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
- Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
- 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
- Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie
- 3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
- Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë,
- me datë regjistrimi 01.11.1999.
- Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
- Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.
Gazment Mahmutaj, ka qenë i dënuar me burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni nga drejtësia italiane. Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë që shkonin për në Parlamentin Europian, në një konferencë për krimin e organizuar.
Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj u paraqit në Milano me një dokument të falsifikuar me emrin Raqi Gjoni. I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, ka favorizuar kalimin e tij në vendin fqinj. Më vonë, me një vendim nga Gjykata e Lartë, Mediu u shpall i pafajshëm.