Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur ne SPAK prej orës 10:00 të së premtes.
Ai ka dëshmuar për rreth 3 orë dhe nuk ka pranuar të prononcohet për mediat në momentin që ka dalë nga Prokuroria e Posaçme.
Burime për Euroneës Albania bëjnë me dije se Gaçi është kallëzuar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje janë kallëzuar edhe Jorgo Goro e vetë Xhaçka.
Mbi bashkëshortin e ish-ministres rëndon akuza e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “pastrimit të produktit të veprës penale” të kryer në bashkëpunim.