Sot në seancën e 46-të u pa sërish fytyra e vërtetë e disa partive që ende kujtojnë se populli nuk e kupton lojën. PDK dhe LDK, bashkë me Listën Serbe, bojkotuan zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nuk më habit aspak. Kurdoherë kur duhet të funksionojnë institucionet, këta zgjedhin bllokadën.
E kam thënë edhe më parë: këta nuk janë opozitë, janë klyshë të kudrave të UDB-së. Nuk është fyerje – është realitet politik. Sepse nuk mund të quash opozitë dikë që sillet si zgjatim i Listës Serbe në Kuvend.
Kur flasin për “kushtetutë”, “demokraci” apo “parime”, e bëjnë vetëm për të maskuar interesat e tyre. Në të vërtetë, janë aty për të penguar çdo gjë që nuk kontrollojnë. Serbia nuk ka nevojë për më shumë deputetë – i ka të mjaftueshëm në PDK e LDK. Të dëgjueshëm, të përgatitur për sabotim, sa herë u jepet sinjali.
Më vjen keq, por ky është realiteti i hidhur i politikës sonë: maskat kanë rënë. Populli e ka kuptuar se kush i shërben Kosovës, e kush Beogradit.
Nëse do të më pyesni pse jam kaq i ashpër, përgjigjja është e thjeshtë: sepse e dua këtë vend dhe më dhemb kur e tradhtojnë të njëjtit, sërish e sërish.
Dështon edhe seanca e 46-të e Kuvendit të Kosovës
Promoted Content