Detaje nga samiti i Tiranës, ja cilat janë marrëveshjet që pritet të firmosen

0

Më 6 dhjetor, për herë të parë Shqipëria do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Tiranë do të mbërrijnë që prej pasdites së datës 5, krerët e 27 vendeve anëtare, drejtuesit e Bashkimit Europian, por edhe liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vetëm liderët e Serbisë nuk kanë konfirmuar deri më tani mbërritjen në Tiranë. Ardhja e Vuçiç apo Bërnabiç në këtë samit nuk konfirmohet deri më tani as nga Beogradi zyrtar, por as nga organizatorët e samitit.

Ndërkohë, vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor do të jenë të përfaqësuara në këtë samit me krerët e shteteve, ose kryeministrat.

Përveç mesazheve dhe deklaratave që do të jepen nga liderët europianë, ky samit do të këtë rëndësi edhe për marrëveshjet që pritet të firmosen.

Njëra nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet do të jetë edhe heqja e tarifave të roaming mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Më herët një marrëveshje e ngjashme për të hequr tarifat e roaming është firmosur mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë vjen pak muaj pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën procesin e negociatave për anëtarësim në Unionin Europian.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu