Digjet flamuri serb në Rahovec të Kosovës, policia nis hetimet

0

Disa persona të panjohur kanë djegur pjesërisht një flamur të shtetit serb te pllaka përkujtimore në hyrje të fshatit Hoqë e Madhe në Rahovec.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, zyrtarët policorë pas marrjes së informatës për incidentin rreth orës 11:20 menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, siç thuhet në raport, prokurori është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitë policore.

Ndërsa, rasti sipas policisë është iniciuar si “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.

“Njësitë policore pas pranimit të informatës se është djegur një flamur, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se në hyrje të fshatit tek pllaka përkujtimore, nga persona të panjohur është djegur pjesërisht një flamur i shtetit serb. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin policor.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu