Divorci i çiftit Meta-Kryemadhi, Gjykata e Tiranës cakton datën e seancës

0

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për zgjidhjen e martesës mes ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Bëhet me dije se seanca do të mbahet më 21 shkurt, në orën 10:30.

“Nisur nga interesimi i medias, që ditën e djeshme, ju bëj me dije se nga verifikimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30”, thuhet në njoftim.

Si gjyqtare për divorcin e çiftit, përmes shortit është caktuar gjyqtarja Fahrie Budo.

Kujtojmë se, Ilir Meta iu drejtua më 20 qershor 2024 gjykatës me një padi për zgjidhjen e martesës mbi 26 vjeçare me Monika Krymeadhin nga e cila kishin dhe 3 fëmijë. Kërkesa erdhi menjëherë pasi u mësua se SPAK nisi hetim të thellë pasuror.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu