Djali i ministrit të brendshëm me nje dosje hetimore qindra faqesh dhe detyra e gazetarit

0

Shkruan Alba Kepi

Nje ish minister i brendshen ne pergjimet e Dosjes hetimore te Antimafias italiane te nje narkogrupi qe trafikonte 20 milione euro droge.

Nje ish minister i brendshem me vellain me denime te pashlyera nga drejtesia italiane e qe jetonte i lumtur prej vitesh ne Shqiperi.

Djali i ministrit aktual ne nje dosje hetimore qindra faqesh i pergjuar si korrier ilaçesh ilegale e hyrje dalje nga Malpensa e Bari ne regjimin e nje lockdowni pandemik.

E lehte te interpretosh paragrafe ne fundfaqje, kur qysh ne faqet e para e saktesisht ne faqen 8 te dosjes jane shkruar me germa te forta e te qarta akuzat penale ndaj familjareve te ministrit.

Uroj qe te dalin te gjithe te pafajshem, por detyra e gazetarit ne nenin penal te vitit 1930 (pra te gati nje shekulli) eshte te garantoj sekretin profesional me detyrimin e nje informacionit kritik me vleren e nje ndermjetesi ndaj fakti informues e lexuesit.

Derisa drejtesia te bej punen e saj e te denoj o jo personat e perfshire, detyrimi i gazetarit eshte te informojë!

Por pyetja qe bej prej disa ditesh qe nga zbulimi i ketij skandali, eshte si valle ne keto dosje nga Italia nuk doli emri i djalit te atij hallexhiu qe shet banane prej 30 vitesh poshte pallatit tim??

Faqe e faqe hetinore, ore bisedash te pergjuara e persona te fotografuar a thu valle permblidhen ne nje paragraf te pothuajse te padukshem ne fundfaqje?

E keqja nuk i urohet askujt e as armikut, e armik nuk kam, por gjeja me e thjeshte eshte te mos ribehet loja e kunder lajmeve por ndershmerisht te pranohet perfshirja ne kete hetim e te pritet qe drejtesia te bej punen.

Diplomatet e nderkombetaret qe vezhgojne Shqiperine, nga ky skandal i rradhes duhet te kuptojne se korrupsioni ne kete vend eshte nje trend e lufta kunder tij nje opsional!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu