“Top Channel”, televizioni ortak me inceneratorët prej kohësh tashmë, ka nisur të bëjë propagandë për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.
Tani i është vënë në shërbim ministrit, të cilin vite më parë e kishte si halë në sy apo si gur në këpucë.
Vetëm një ditë më parë, televizioni ortak me inceneratorët, reklamoi takimet e ministrit, të cilin dikur 24/7 e sulmonte dhe sot 24/24 e raporton.
Le të kthehemi pas në kohë, për të kuptuar ndryshimin si dita me natën të raportit të “Top Channel” me Ballën.
Sjellim në kujtesë që në vitin 2019, “Top Channel” e sulmonte Ballën me akuza për plagjiaturë doktorature.