Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar ditën e sotme se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë NATO-s për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.
Sipas Vuçiç kërkesa do të dërgohet në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, drejtuar komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.
Kjo ishte paralajmëruar dhe më herët nga pala serbe, e cila kishte kërcënuar se nëse policia kosovare vendoset në veri, edhe Serbia do dërgojë trupa.