Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, i është lutur Perëndimit që të dërgojë sa më shpejt batanije dhe gjeneratorë në Ukrainë për t’i kaluar më lehtë stinën e dimrit.
Klitschko tha se Rusia ka sulmuar së fundmi termocentralet dhe rrjeti i kryeqytetit po funksionon në “modalitet emergjence”, shkruan Dailymail.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë dhe për t’i mbrojtur ata. Por ky dimër do të jetë patjetër një sfidë e madhe për ne”, u shpreh ai
Sulmet ruse kanë lënë të dëmtuar rëndë 40 për qind të infrastrukturës energjetike në Ukrainë.