Dokumenti me 78 pagesat/ Te hotel “Victoria” i bosit të kokainës Mata, SHISH dhe Prokuroria bëjnë seminare anti trafik e pritje delegacionesh

0

SHISH dhe Prokuroria e Përgjithshme, janë frekuentues të përhershëm zyrtar te hotel “Victoria” i bosit të kokainës Ervin Mata,i cili është shpallur në kërkim nga SPAK dhe drejtësia e 6 vendeve të BE.

Dokumentet e Thesarit të Shtetit, faktojnë se qysh prej vitit 2013, Drejtuesit e SHISH, kanë qenë 70 herë për shërbime bar-kafe, restorant e hoteleri në hotel “Victoria” te Rruga e Dibrës në Tiranë, që është pronë e krye-trafikantit Ervin Mata dhe administrohet nga babai i tij Luan Mata.

Shteti ka rënë/ Te hotel “Victoria” i Ervin Matës,

Drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme në kohën e drejtimit nga Adriatik Llalla, kanë qenë 8 herë vizitorë te hoteli i Ervin Matës, ndërsa drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, kanë qenë shumë herë privatisht për bankete e intimitete te ky hotel.

Sipas faturave të paguara në llogarinë e hotelit, rezulton se shefat e SHISH dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, nuk kanë shkuar privatisht te hoteli i bosit të kokainës, por për seminare dhe kanë çuar ekipet e shërbimeve sekrete e prokurorive partnere për dreka, darka, kafe pune e fjetje.

P.sh., drejtuesit e SHISH, të gjitha seminaret e brendshme dhe pritjet e akomodimet e ekipeve të huaja partnere, i kanë bërë te ky hotel, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme, disa nga seminaret dhe pritjet e partnerëve të huaj te hoteli i Ervin Matës, i ka bërë më 9 shkurt, 4 mars e 7 korrik 2015 dhe më 12 prill 2016.

Shteti ka rënë/ Te hotel “Victoria” i Ervin Matës,

Bën përshtypje fakti, që shefat e SHISH dhe të Prokurorisë, kanë frekuentuar zyrtarisht hotelin “Victoria”, megjithëse në sirtarët e tyre, kishin 6 kërkesë-porositë e dërguara nga homologët Anti-mafie e Anti-trafik të vendeve të BE, për të gjurmuar dhe arrestuar trafikantin Ervin Mata.

Shteti ka rënë/ Te hotel “Victoria” i Ervin Matës,

Ndërsa drejtuesit shqiptarë, i çonin homologët për seminare anti-trafik dhe u shtronin dreka, darka e mjedise për fjetje, te hoteli i trafikantit ndërkombëtar Ervin Luan Mata që ata e kërkonin.

Edhe Policia e dinte, që i shumë-kërkuari Talo Çela i Elbasanit, qëndronte i fshehur te hotel “Victoria” i trafikantit Ervin Mata, por pas nxjerrjes së urdhër-arrestit nga SPAK, një nga drejtuesit e lartë të policisë e njoftoi të largohej 3 orë para nisjes së operacionit./pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu