Në fjalimin e tij para Kongresit, Donald Trump nuk i kurseu sulmet dhe akuzat ndaj Bashkimit Europian për luftën në Ukrainë.
Trump tha se kishte marrë një letër nga Zelensky në të cilën ai thoshte se ishte gati të negocionte për paqen, por presidenti amerikan nuk e ka njoftuar ende nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet me Kievin.
Ai përsëriti se po punonte “pa u lodhur” për t’i dhënë fund konfliktit të egër në Ukrainë dhe tha se ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin shpenzuar miliarda dollarë për të mbështetur mbrojtjen e saj, teksa Evropa fatkeqësisht ka shpenzuar më shumë para për të blerë naftë dhe gaz rus sesa ka shpenzuar për të mbrojtur Ukrainën.
‘Fatkeqësisht, Evropa ka shpenzuar më shumë para për të blerë naftë dhe gaz rus sesa ka shpenzuar për mbrojtjen e Ukrainës, deri tani. Mendoni për këtë. Ata kanë shpenzuar më shumë për blerjen e naftës dhe gazit rus sesa për mbrojtjen. Dhe ne kemi shpenzuar ndoshta 350 miliardë dollarë, si të marrim karamele nga një fëmijë. Kështu ndodhi. Dhe ata kanë shpenzuar 100 miliardë dollarë.’, tha Trump.
Por sa e vërtetë është kjo deklaratë e Trump për BE?
Sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, analizuar nga agjencia e lajmeve Reuters, SHBA ka dhënë 94.6 miliardë £ në ndihmë të përgjithshme dhe Europa ka dhënë 109 miliardë £.
Duhet të theksohet, megjithatë, jo të gjitha vendet zbulojnë të gjithë ndihmën e dhënë për Ukrainën, duke e bërë të vështirë llogaritjen e shumës së plotë, veçanërisht për informacione të ndjeshme si ndihma ushtarake.
Tjetra a ka shpenzuar Europa më shumë për naftën ruse sesa për Ukrainën?
Ka disa të vërteta për këtë. Pretendimi i Trump bazohet në një raport të Qendrës për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, i cili zbuloi se BE-ja kishte shpenzuar 18.2 miliardë paund për lëndët djegëse fosile ruse në vitin 2024.
Në të njëjtin vit, raporti shton se 15.5 miliardë paund u dërguan në Ukrainë.