Dha dorëheqjen nga detyra e kreut të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Erjola Jata. Karçanaj, ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, masë e kërkuar nga SPAK.
Mësohet se në krye të AKSHI-t është emëruar Igli Tafa, që drejtonte Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Kujtojmw se Karçanaj është nën akuzë nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte dhe në arrest shtëpie me vendim të GJKKO. Që prej arrestit shtëpiak, Karçanaj funksionet ia kishte deleguar vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me Fondet e Huaja.








