“E kam dhe do ta kem mik”/ Kur Rama i dërgonte mesazh SPAK për Dakon!

0

Pas arrestimit të Vangjush Dakos nga SPAK ditën e sotme, kryeministri Edi Rama deklaroi nga Berati:

Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit. Por edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetin për të bërë gjëra që  nuk duhet. Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS dhe kontributin që japim

Po ja çfarë sinjalesh i dërgonte Rama SPAK-ut kur Dako po hetohej për dosjen “339”, atë të tërmetit të 26 nëntorit dhe jo vetëm, në 2020.

I ftuar në ‘Opinion’ ndërkohë që gazetarët e pyetën për akuzat ndaj Dakos dhe shpalljen nongrata nga Departamenti Amerikan i Shtetit Rama tha se, nuk e dikton ky departament miqësinë e tij.

“Vangjush Dako ka qenë është dhe do të jetë miku im që të jesh i qartë ti …nuk ma përcakton Departamentit i Shtetit mua kë kam mik e kë jo .Mua më përcakton morali im dhe bindja ime …edhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku im, por me Vangjush Dakon ama nuk kam bërë kurrë …kurrë as më ka kërkuar as i kam kërkuar as kemi bashkëpunuar as kemi kukuar bashkëpunim të tjerëve, asnjë shkelje të ligjit të Republikës të Shqipërisë asnjë…” u shpreh Rama.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu