E transportoi nga Durrësi në Tiranë, pse Ervis Martinaj zgjodhi agjentin e policisë

0

Ervis Martinaj dyshohet se javët e fundit ishte strehuar në qytetin e Durrësit, ndërkohë që familjarët e tij e denoncuan në polici se kishin humbur çdo lloj kontakti me të.

Gazetari Eni Ferhati raporton se burime nga Policia dhe nga Prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije se javët e fundit janë bërë kërkime në zonën e Durrrësit dhe ka rezultuar se i shumëkërkuari ishte strehuar në këtë zonë.

Deri më 13 gusht, Martinaj është strehuar në këtë qytet dhe më pas dyshohet se punonjësi i polici Jeton Lami e ka transportuar atë drejt qytetit të Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se Martinaj zgjodhi Lamin për ta transportuar në këmbim të ryshfetit, pasi ky i fundit ka pasur informacion se ku ndodheshin postblloqet e policisë. Në këtë mënyrë Martinaj mund të lëvizte pa problem dhe pa u pikasur nga punonjësi i policisë.

Zhdukja e Ervis Martinajt

Prej më shumë se 2 javësh policia po verifikon disa të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinajt. Denoncimi për zhdukjen e Ervis Martinajt u bë nga familjarët e tij, konkretisht xhaxhai. Ky i fundit ka deklaruar në polici se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë së fundmi me Martinajn, por përmes personave të tretë dhe se ka dyshime se nipi i tij mund të jetë rrëmbyer.

Pistat e hetimit

Pista e parë që po hetohet është ajo e rrëmbimit me pasojë eliminimin fizik të personazhit të njohur të botës së krimit pas denoncimit të familjarëve të tij. Pista tjetër është ajo e një inskenimi të mundshëm me qëllim humbjen e gjurmëve.

Vrasja e bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të tij

Martinajt i kanë vrarë bashkëpunëtorë, por edhe familjarë të tij. I fundit ishte djali i xhaxhait të tij, Brilant Martinaj, i cili mbeti viktima nga atentati i trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës që ndodhi më 17 gusht të këtij viti.

Në gusht të 2019 në Tiranë do ekzekutohej Santiago Malko, për këtë ngjarje u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg.

Në 13 nëntor të vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, lidhje e ngushtë e Ervis Martinajt.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu