Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka shkuar mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihen ende arsyet përse Ilir Kulla është paraqitur në SPAK.
Ndërkohë, teksa ka qenë duke u futur në ambientet e SPAK, Kulla ka thënë për gazetarët që nuk e di se për çfarë e kanë thirrur. Ai është fotografuar i vetëm, dhe pa avokat.
Në foto shihet momenti kur ai hyn në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme.








