Sali Berisha ka bere nje deklarate te forte mbremjen e djeshme, pasi u shpreh se Lulzim Basha eshte nisur per ne SHBA bashke me Agron Gjekmarkajn, por e kane zbritur ne Rome.
Ai tha Basha u ftua nga zyrtari amerikan Gabriel Escobar, por FBI nuk e ka lejuar te shkoje ne Shtetet e Bashkuara.
“Kam respekt per zonjen Karen Donfried se ka nje karriere te gjate diplomatike, por vetem nga ana njerezore duhet te perseris ate qe i kam thene ne dhjetor zotit Gabriel Escobar, i cili erdhi, u takua me Lul Bashen, dhe te gjitha keto 1 jave para Referendumit per shkarkimin e tij.
Ne ate kohe i thashe se shqiptaret nuk i kane qejf kukullat. Tha qe do shkonte Basha ne SHBA. U nis Basha ne SHBA me Gjekmarkajn, e zbriten ne Rome te Italise”, tha Berisha.
Sipas informacioneve të sigurta Lulzim Bashanështë non grata dhe për këtë arsye nuk udhëton drejt SHBAve dhe dërgon Gjekmarkajn e Tabakun si të besuarit e tij.