Edi Rama e ka humbur mbështetjen e Amerikës

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Amerika kishte arsye të forta ta shuajë zjarrin që i vuri Sali Berisha Parlamentit, por as nuk e bëri, as duket se e ka ndërmend të shqetësohet, jo se nuk e ndjekin situatën, por se nuk i plas më askujt se mafiozët po thyejnë kokat e njëri-tjetrit, përkundrazi.

Tek e fundit, në fundin e tyre, Djajtë le ta pjekin njëri-tjetrin në hell, aty në mes të fshatit.

Sa kohë zjarri i Ferrit ka ngrohur impenjimin e paradës së krenarisë së absurdit, sa kohë flaka e fjalës ka më shumë tym se prush përvëlues, festa e flakadanëve nëpër mjedisin e ngjarjeve, nuk ka interes të ngjitet as deri tek Facebooku i ambasadës amerikane.

Dhuna nuk ka objektiv të grisë as rrobat firmato, as të thyejë koka kriminelësh, por të veshë biznesin politik me tymin strategjik, në provokim konflikti dhe tërheqje në grackë të diplomacisë dhe drejtësisë, ku milionerët do mund të mbulonin disi qëllimet afatgjata, me zgjidhje afatshkurtra.

Prerja e druve shkurt, u ka shkrumbuar çdo pengesë në rrugën e burgut.

Shkëndijat që janë shfaqur në SPAK, mbi atë prushin bubulak që e fryn ambasadorja Yuri Kim, kanë luajtur mëndsh bagëtitë e shpërndara të Saliut dhe kanë paralizuar muskujt e gomarëve  të mbledhur rreth Bablokut.

Çdo fshatar e ka të qartë, se Olsi nuk është më i dobët se Shkëlzeni për të vënë mënjanë pasuri, se Linda nuk është më qyqare se Argita, se Babloku nuk e ka përdorur pushtetin me më pak arrogancë se Non-grata, dhe se njëri nuk është më pak anti-ligj dhe antiamerikan se tjetri.

Fiksimi për t’i fikur njëri-tjetrit tymuesen në ballë, në tërheqje të vëmendjes së ndërkombëtarëve që me qëndrim si pro njërit, ashtu edhe pro tjetrit, do u fikej prushi që u djeg nën këmbë, është loja më qesharake nëpër hapësirat e Qiellit ku flenë dosjet e rënda të korrupsionit.

Potencialet ekonomike, kanë ngritur gradacionin e çmendurisë në zenit të heshtjes diplomatike, sa nuk guxojmë të mendojmë se po ngutemi kur shprehemi që edhe Edi Rama e ka humbur mbështetjen e Amerikës, aq sa Saliu./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu