Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur mbi ndërhyrjen e paprecedentë të IKMT-së në ambientet e Prestige Resort ditën e sotme.
Ai tha se kryeministri Rama kërkon të heqë të vërtetat e qeverisjes së tij “duke prerë koka”, dhe nuk arrin të kuptojë që sado që përpiqet diskreton veten, ndërsa tani ka nxjerrë një teori se është viktimë e oligarkëve.
Lubonja shtoi më tej se rama e ka marrë pushtetin duke dhënë një pallat për votë, ndërsa tani thotë që mediat po mbulojnë realitetin e tij “të bukur” në Shqipëri.
“Rama kërkon që të heqë të vërtetat me dhunë duke prerë koka, dhe nuk e kupton se sado që përpiqet diskreton veten. Tani nxjerr një teori se ky është viktime e oligarkëve, ky që e mori pushtetin me një pallat një votë. Tani thotë që këtë e sulmojnë për interesa dhe mbulojnë realitetin e bukur të këtij. Kur ka qenë para ca kohësh të Çani dhe e pyeti ça janë këta kazanët. I tha ky po këta pronarët, këta i tha ky nuk kanë faj, kanë faj vetëm që i marrin këta analistët”, tha Lubonja.