Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e edicionit të dytë të MatchMaker Albania, ku nuk i kurseu batutat me investitorët e huaj, të cilët ishin pjesë e këtij eventi. Ai i ftoi ata që të provojnë rakinë që Shqipëria t’ju duket më e mirë dhe të harrojnë problemet e saj si korrupsioni apo krimi i organizuar.
“Sot në stendën ‘takohu me qeverinë’ nuk do të gjeni vetëm raki, por do të gjeni pak raki, edhe pse nuk është më e nevojshme për t’ju dhënë entuziazëm kur vini në Shqipëri, provojeni, do t’ju bëjë që Shqipëria t’ju duket edhe më e mirë, por efekti më i madh apo më i shkëlqyer i saj është që do t’i sjellë të gjithë në qejf e të mos vuajnë artificialisht për këtë problemin tonë, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Rama.
Batutat bajate të Ramës dhe që nuk kanë asnjë pikë serioziteti për postin që përfaqëson ai i përsërit vazhdimisht, sidomos në takime me ndërkombëtarët.
Edi Rama fton biznesmenët ndërkombëtarë: Pini raki, ju sjell në qejf
Promoted Content








