Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se ka qenë një prej personave të cilët kanë pritur kryeministrin Edi rama në aeroportin e New York-ut, i cili shkoi për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.
Qytetari pretendon se kryeministri Edi Rama është vonuar për rreth një orë e gjysmë, një vonesë misterioze për të cilën nuk ka dhënë askush sqarime, teksa hedh dyshime se është marrë në pyetje në lidhje me skandalin “McGonigal”, pasi sipas tij, ka ardhur “sterrë” më pas nga fytyra.
Një tjetër fakt, që u ka bërë përshtypje gazetarëve që ndodheshin aty, sipas denoncuesit, ka qenë dhe mungesa e takimeve biletarele dhe fotografive, që sipas tij, kryeministri Edi Rama ka qenë lideri i vetëm nga rajoni që nuk ka zhvilluar takime biletare dhe fotografi, përveç se me ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Postimi i plotë:
Pse u mbajt Rama 90 minuta në JFK dhe doli i nxirë sterrë?!
Të dashur miq!
Burimi thotë: Rama u vonua 90 minuta për shkaqe misterioze në aeroportin JFK të New Yorkut ditën e hyrjes në SHBA. Vonesa sipas atyre që e pritën nuk kishte asnjë arsye të qartë, por duket se ishte një seancë me hetues të SHBA. Rama doli nga aeroporti i nxirë!
Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.
Doktor përshëndetj, jame nje nfa ata qe pritem me limuzine Edi Ramen ne aeropirt, pritja per shkaqe misterioze u zgjat rreth një orë e 30 minuta dhe nuk na u tha asnje fjale pse është vonuar dhe në dalje ka qenë i nxirrë sterre në fytyrë. E moren ne pyetje per aferen Mc Gonigal si bashkfajtor apo çfar ndodhi mbeti enigme. Por ne ambasade beri pershtypje shume fakti qe ne selline e OKB per Ramen mungonin jo vetem ftesat, takimet bilaterale por edhe fotot e çastit apo shterngimet e duarve. Kjo ngjalli shqetesim te madhe tekk gazetaret puthadore e lepires te llojt Balla-Çorapja te cilet kishin ardhe te lajmonin dhe trillonin lajme per padronin e tyre.
Rama ishte i vetmi lider nga rajoni qe nukpari asnjë takim blaterak perveçse me Juri Kim, takim te cilin mediat e tij e censurian. Ai kidhte njoftiar se te enjten ne darke do ishte ne parlament por takimi u shtu pa asnje shpjegim. Fuga hapte lajme se Rama kishte takim ne Washington. Por ne fakt duket se vonesa kishte lidhje me hetimin e tij.