Edi Rama sfidon SPAK-un. merr Frida Krifcën si këshilltare në Kryeministri

0

Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e cila u shkarkua pas ndryshimeve në qeveri, është angazhuar në një tjetër detyrë të rëndësishme.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se ajo tashmë është sistemuar me një zyrë të ngjashme me ato që kanë këshilltarët e kryeministrit në katin e tretë të kryeministrisë. Megjithatë, nuk është specifikuar se çfarë pozicioni ka aktualisht ish-ministrja e kabinetit Rama.

Kujtojmë se Krifca iku nga Bujqësia pak muaj pasi Bashkimi Europian njoftoi pezullimin e fondeve IPARD në bazë të dyshimeve për korrupsion nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR, e drejtuar më parë prej saj.

Në vend të Krifcës, Rama riktheu në kabinet Anila Denajn, që më herët ka drejtuar ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu