Edi Rama: Të gjithë më pyesin, ti që je kaq i gjatë si nuk i ke parë kullat pa leje deri sot

0

Kryeministri, Edi Rama solli sërish në vëmendje çështjen e ndërtimeve pa leje. Ai tha se shumë i drejtojnë pyetjen se pse ai (meqë është i gjatë) nuk i ka parë deri më sot kullat pa leje.

Rama tha se nëpërmjet sateliteve Albania 1 dhe Albania 2 do të jetë i mundur kontrolli i territorit shqiptar për ndërtimet pa leje.

Ndërsa tha se shërbimet satelitore do të përdoren edhe për shërbime tjera, për monitorimin dhe rritjen e sigurisë në vend.

“Opinioni publik në tërësi po ndjek debatin për vendimin ekstrem për kontrollin e territorit në funksion të ndalimit të plotë të ndërtimit e metrave pa leje. Debati i ushqyer me shumë urrejtje dhe mllef dhe për fat të keq me karakteristikën e debateve në përgjithësi ku argumenti dhe logjika dominohen nga urrejtja dhe zgjatimi i një lufte politike, është një debat që niset nga një pyetje e thjeshte, si ka mundësi që i patë tani, ku i kishit sytë ju. Dhe mua më drejtohet pyetja si nuk e pe ti këtë kullë pa leje, ngaqë jam edhe i gjatë. Kemi bërë transformim rrënjësor në raportet mes shtetit dhe qytetarët anasjelltas, në portalin e-Albania”,  tha Rama  sot në fjalimin e tij në kuadër të prezantimit të shërbimit satelitor në Shqipëri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu