Edi Rama tërhiqet nga “pasaportat e arta”, e konfirmon përfaqësuesi i lartë i BE-së

0

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga nisma e tij për “Pasaportat e Arta”, pas presionit të zyrtarëve të Bashkimit Europian dhe SHBA-së.

Zyrtari i lartë i BE-së, Josep Borrell ka konfirmuar se kryeministri Edi Rama i ka thënë sot atij gjatë takimit në Tiranë se “nuk do të ndjekë më skemën për pasaportat e arta”.

“Në fushën e drejtësisë, Shqipëria ka zbatuar një reformë rrënjësore. Kjo është një mundësi e qartë për të ecur më tej përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Mirëpritëm deklaratën e kryeministrit që skema e Pasaportave të Arta nuk do të ndiqet më tej”, tha Borrell gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarin e BE-së, Oliver Varhelyi.

“Pasaporta e Artë” ishte një nismë e qeverisë shqiptare që synonte të pajiste me nënshtetësi shqiptare këdo që investonte një shumë të caktuar parash në Shqipëri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu