Kryeministri Rama ka ndarë detaje nga vizita zyrtare qe ka zhvilluar në SHBA. Rama është takuar me ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas Greenfield.
Me anën e një postimi në Facebook, Rama tregon se diplomatja e lartë amerikane ka shprehur konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
” New York, Kombet e Bashkuara – Me Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në OKB, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”, shprehet Rama.
Me herët Rama u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, ndërsa ditën e nesërme pritet që vendi ynë të marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Rama shoqërohet nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.