Edi Rama tregon detaje nga biseda me ambasadoren e SHBA-së në OKB

0

Kryeministri Rama ka ndarë detaje nga vizita zyrtare qe ka zhvilluar  në SHBA. Rama është takuar me ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas Greenfield.

Me anën e një postimi në Facebook, Rama tregon se diplomatja e lartë amerikane ka shprehur konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

” New York, Kombet e Bashkuara – Me Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në OKB, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”, shprehet Rama.

Me herët Rama u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, ndërsa ditën e nesërme pritet që vendi ynë të marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rama shoqërohet nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu