Edi Rama udhëtimet miliona dollarëshe me aeroplan e ka bërë me shpenzimet e veta, me rrogë 70 dollarë dita

0

Kryeministri Edi Rama komentoi sot nga Dibra, të dhënat që hakerat iranianë publikuan dje, ku u bënë publike edhe të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeministrit nga Shqipëria që nga viti 2004 e deri në 2022.

Në dokument janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë por në disa raste ka dalë me makinë nga pikat kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë Rama tha sot se udhëtimet private i ka bërë me shpenzimet e tij, duke akuzuar opozitën për sulmet ndaj tij.

“Sot kushtet në miniera janë shumë të mira. Pagat për minatorët janë të larta. Kjo s’bën lajm. Me siguri e keni dëgjuar që unë kam një taksi që fluturon dhe që ju kushton shqiptarëve miliona euro.

Do ta dëgjoni këtë përditë nga hienat nga mëngjesi deri në të gdhirë që kanë vetëm këtë punë.

Kthehemi te taksia ime është e vërtetë që prej 2020 kemi bërë marrëveshje me Air Albania edhe intereson e Albanias për të pasur avion për udhëtimet e punës. Udhëtimet private i bëj me shpenzimet e mia”, tha Rama.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu