Ekuacionet e Berishës janë pa zgjidhje!

0

Shkruan Zef Ndreka

Ego-t e çmëndura të Berishës janë njëri nga ekuacionet pa zgjidhje në politikë.
Të tjerat janë sjelljet e tij me aleatët, koalicionet, mbështetjen ndaj maxhorancës etj. Këtë e ka treguar me votime të hapura, psh kundër kandidatit të PD-së kur ai dhe grupi i deputetëve të foltorës votuan Anastas Angjelin, kandiduar nga PS-ja. Më vonë, kur votuan kundër raportit përfundimtarë të komisionit Tabaku për inçeneratorët.
Sa të pa cipë e sa të pa fytyrë që janë!
Berisha me deputetët e tij, bashkëpunuar me Ahmetaj-n, duke dashur ta përdorin politikisht pa mundur që ta mbrojnë. Por Ahmetaj ju la pushkën për faqe, krisi e iku duke shënjuar me gisht nga Rama.
Berisha, me daljen e tij me foltore në çdo cep të vendit, duke e coptuar keqas PD-në, gati në mënyrë të pariparueshme, e ka futur opozitën dhe konkretisht Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, pa zgjidhje.
Sido të shkojnë situatat politike në Partinë Socialiste brënda maxhorancës, sado të dëmtohet si imazh apo besim në elektorat, për momentin nuk dëmtohet aq sa të humbasë përballë një opozite të shkatërruar kur përsëri shfaqet si protagonist Berisha grat-a.
Socialistët janë bllok si dokur dhe shkojnë bllok, deri sa të arrestohet, të dorëhiqet apo të largohet Edi Rama, dhe deri sa të ketë përballë Sali Berishën dhe Ilir Metën, rilindja mbijeton e qetë në llumin apo kënetën e vet të ndotur.
Brënda trëkëndëshit të Bermudës, formula e zgjedhjeve nxjerr fitues Ramën.
Sali Berisha sot, edhe pse është faktor në politikë me një numër të konsideruar ndjekësish, mbetët faktor vetëm për humbjen e opozitës. Kjo duhet theksuar qartë, prerë dhe ju duhet bërë me dije gjithë demokratëve dhe mbështetësve të PD-së.Asnjëherë Berisha as pretendon për fitore.
Ai ka kalanë e tij tashmë, selinë e PD-së, ka mbështetësit dhe ndjekësit e tij dhe lundron i qetë derisa SPAK-u të ngrej ndonjë akuzë për të ose familjarët e tij.
Dalja dhe qëndresa e Berishës si Don Kishot që quan fitore shkatërrimin e PD-së dhe të opozitës, që vazhdon i plakur luftën e humbur me SHBA-të, që mbështet Edi Ramën në format që ato i dijnë, dhe që i fal vota Ilir Metës për ta faktorizuar në politikë, që tjetërson dhe trafikon votat e demokratëve, që vazhdon të përçajë Partinë e mbetur Demokratike, është një faktor i sigurtë humbjesh.
Gjithë ngatërresat, shpifjet, përçarjet, anatemimet, gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij kanë zënë vend në mendjet e disa militantëve të sëmurë, që për hir të Berishës, nuk mbështesin PD-në.
Këto nuk mund të quhet demokratë. Ndaj Berisha ka ndërtuar një seri ekuacionesh politike që rezultojnë veçse humbëse për PD-në.
Shkatërruesi i sistemit të drejtësisë, i minimit të demokracisë, i korrupsionit nuk do ti mungonte edhe emërtimi shkatërrues i PD-së.
Sjelljet e tij ektremiste, veçse shtojnë largimin e rinisë dhe demokratëve kur shikojnë ende Berishën dhe ndjekësit mendjembyllur e symbyllur të tij. Kur nuk shikojnë asnjë shpresë tek opozita të cilën e shohin të pa aftë për të marrë pushtet apo thënë ndryshe e shikojnë inekzistente.
Në çdo vend të botës demokratike, skandalet e këtyre llojeve të korrupsionit, do rrëzonin edhe qeveri të forta. Kjo qeveria jonë mbahet, por barkas, sepse nuk ka kush ta qeverisë, përpos Ramës! Është ky ekuacion i Berishës! Ekuacion pa zgjidhje për opozitën…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu