Ekzekutoi 77 persona, vrasësi norvegjez padit shtetin për shkelje të të drejtave të njeriut!

0

Një ngjarje e çuditshme është regjistruar në Oslo, ku i dënuari për vrasje në masë, Anders Breivik u shfaq në gjykatë këtë të hënën, në përpjekje për të paditur shtetin norvegjez për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ekstremist i djathtë që vrau 77 persona në një sulm me bombë dhe armë zjarri, u paraqit përpara gjykatësve në Oslo, me argumentin se kufizimet e vendosura ndaj tij që nga burgimi në 2012-n janë një trajtim çnjerëzor që bie ndesh me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Breivik aktualisht gëzon të gjitha akomodimet. Në qeli ai ka televizor, Xbox dhe palestër, por avokati i tij thotë se ai e ka të pamundur të lidhë marrëdhënie me dikë jashtë burgut dhe se pengimi për të dërguar letra jashtë është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Më 22 korrik 2012, Breivik vrau 8 persona në një sulm me bombë në Oslo, përpara se të drejtohej tek një kamp rinor në ishullin Utoja, ku i veshur si oficer policie vrau me armë automatike 69 adoleshentë.

Deri më sot ai nuk ka shfaqur pendesë për sulmet, të cilat i portretizoi si një kryqëzatë kundër multikulturalizmit në Norvegji.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu