“Qendra e parë e inteligjencës në Elbasan”, Balluku për Tece-t lundruese: Do të mbeten aset i Shqipërisë!

0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një konferencë për mediat theksoi se qendra e parë e Inteligjencës do të vendoset pranë Universitetit të Elbasanit.

E ndalur tek Tece-t lundruese, Balluku nënvizoi se kompania që ka sjellë në Vlorë Tece-t është një kompani amerikane, ndërsa shtoi se do të mbeten aset i Shqipërisë.

“Në një zonë pranë ambienteve të universitetit të Elbasanit, ne të ngremë qendrën e Inteligjencës, për të përmbushur atë pjesë të studimit. Ne kemi kuptuar se nuk mjafton të kesh vetëm dijeni se ku ndodhen zonat e interesit. Nuk mund të vazhdojmë të studiojmë për minerare vetëm në sipërfaqen e tokës shqiptare. Sot Serbia po përfiton nga një industri e re që ka të bënë me bateritë e automjeteve elektrike, edhe Shqipëria i ka këto mundësi”, tha Balluku.

Tece-t lundruese;

Balluku: Kemi tendencën për një memorie të shkurtër, dhe kjo në disa raste kthehet në analizë të gabuar. Kompania që i ka sjellë Tece-t lundruese në Vlorë, është kompani amerikane dhe është një nga bashkëpunëtorët edhe për gazsjellësit që do të lidhë Portin e Vlorës me daljen në Fier. KESH nuk i merr në dorëzim deri në ditën kur ato komisionohen nga ana teknike dhe deri më sot KESH-i nuk ka paguar asnjë qindarkë. Kur të mbarojë sipas të gjitha rregullave të sigurisë me një grup gazetarësh do ta shohim se çfarë industrie është. Ndërkohë që do të paguhet qeraja, do të mbeten si aset i Republikës së Shqipërisë. KESH do të përfitojë dhe vetëm me një 1 euro do t’i mbajë ato asete.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu