Elisa Spiropali: O Sali, noc rrokun do marrësh

0

inistrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha se ajo donte që të bëj Ministre e Jashtme, por videoja e Bajrat i prishi punë. Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali ka shkruar se Berisha i është futur detit me këmbë dhe se do të zhytet ashtu siç e meriton. Po ashtu, Spiropali e ka shfrenuar gjohën e përdorur, duke shkruar se Berisha do të marrë noc rrokun, në skutat që do të rrëmojë.

Postimi i Plotë:

O Sali, sa herë që ti leh më kujtohet ajo shprehje e Popullit për ata që kur janë me një këmbë në varr, ndotin në derën e xhamisë. Të kuptoj o Sali. Ta kuptoj mirë hallin që ke. S’është kollaj me të dalë e liga me Shkodrën që në 33 vite e ke bërë të vuajë një mijë të zeza. Shkodra është kocka që të ka mbetur në fyt, dhe nuk e kapërdin dot as me kockat që të hedhin si shpërblim. Prandaj bërtet e çirresh si lugat. Të largosh frikën tënde. Por e ke kot. I je futur detit më këmbë. S’ke tjetër fat veçse të zhytesh e të mbytesh si e meriton në detin e dreqnive që i kurdise vet.

O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh. Se çfarë ministre do jem unë, atë nuk e ke në dorë ti o Sali. Unë, o Sali, do vazhdoj të jem ajo që jam. Ajo që të vjen hakut ty. Ka ikur koha jote. Ti o Sali, s’bën dot më Gërdec tjetër, të tjera vrasje në bulevard, a të tjera të zeza që mund të dalin vetëm nga mendja jote e çkurdisur pa kthim, nga truri yt i sëmurë pa shërim. Dëgjo o Sali, më zuri ky taksirat mua. Nuk do të të ndahem asnjë çast derisa të t’i nxjerr sheshit të gjitha të palarat dhe djallëzitë. Selam o Sali! Në seancën e radhës. Jo të Foltores tënde. Të Foltores time. Ku nuk do të lë kusur pa të marrë, huq pa ta goditur, gënjeshtër pa ta nxjerrë në shesh.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu