Erion Veliaj drejt fitores së thellë, edhe në Kavajë kryeson PS. Në Rrogozhinë kandidati i BF

0

Pas fitores së thellë në Kamëz, me Rakip Sulin dhe në Vorë me Blerim Sherën, PS-ja po fiton të 5-ta bashkitë e qarkut të Tiranës.Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 283 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 53% të votave. Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 35.77%, pra 10 pikë larg.

Edhe në Bashkinë Kavajë ka nisur procesi i numërimit. Në rezultatin e 7 kutive të para nga 92 që ka përballë Fisnik Qosja i “Bashkë Fitojmë” merr vetëm 43.67% përballë 56.33% të Redjan Kralit të PS.

Në Bashkinë Rrogozhinë janë numëruar deri më tani 40 nga 55 bashki dhe kryeson me 51.76% të votave kandidati i BF Shkëlqim Hoxha, ndërsa kandidati socialist, Edison Memolla, nuk i kalon 48.24% të votave.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu