Erion Veliaj nga burgu “Sulmoni SPAK-un dhe flet për mbylljen e Marrëveshjes me Amerikanët!” (Pjesa 9)

0

Zbardhja e plotë e Faqes 77 nga përgjimet e CNA

Nga burgu i Durrësit, Erion Veliaj nuk ndalet. Edhe pse i izoluar fizikisht, ai vazhdon të komandojë strategjinë e propagandës, të kërkojë sulme ndaj SPAK-ut, të kërkojë llogari nga Top Channel, të vendosë për konferenca mediatike dhe të koordinojë me emra si Carlo Bollino dhe Redaktori misterioz.

Zbardhja fjalë për fjalë – Faqja 77

Bisedë me Arbër Veliaj
Erion: “Duhet sponsorizuar ndonjë shkrim që sulmon SPAK-un. Shkruani diçka të fortë për ta. Nuk dua heshtje.”
Arbër: “Po flas me ata. Do e bëjmë.”

Erion: “Fol me Albin dhe Visin. Beteja duhet bërë çdo ditë. Mos lëshoni javën e fundit. Një jetë kemi!

Erion: “Ka dalë gjë Top Channel për mua?”
Arbër: “Jo akoma, e lanë për nesër. Pak neglizhencë, por do rregullohet.”

Erion: “Më duhet patjetër mbështetja e Redaktorit. Pa të nuk bëhet dot. Ka dalë data e Apelit – 11 mars. Tani ose kurrë!

Arbër: “Kam mbyllur marrëveshjen me amerikanët.”

Data: 6 mars – Bisedë me Ajolën
Erion: “Fol me Carlo Bollinon, për emisionin që do bëhet te Shqiptarja. Duhet të jetë çdo gjë gati.”
Ajola: “Po e ndjek.”

Arbër: “Konferenca me avokatët dhe gazetarët është gati. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen Top Channel, Report TV, Tema.

Erion: “Po intervista te Report TV? Janë marrë masat?”
Ajola: “Po. Po përdorin edhe inteligjencë artificiale për ta përgatitur.


Koment:

Nga kjo faqe, del më e qartë se kurrë: Veliaj po drejton një aparat propagande të sofistikuar nga burgu. Kërkesa për sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut, organizimi i konferencave me pjesëmarrje të mediave kryesore, mobilizimi i emrave si Carlo Bollino, Mero Baze, dhe përmendja e AI për të ndikuar narrativën, e shndërrojnë qelinë e tij në një zyrë propagande.

“Tani ose kurrë”, thotë Veliaj. Dhe ky ultimatum nuk është vetëm për avokatët e tij – por për çdo instrument që ka në dorë për të ndikuar drejtësinë përmes mediave.

Zbardhja vijon me faqen 78.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu