Erion Veliaj paska qënë edhe i burgosur

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar me vendim të GJKKO-së dhe me kërkesë të SPAK-ut një ditë më parë, pas hetimeve të kryera për përfitimet në kundërshtim me ligjin që kanë marrë ai dhe familjarët e tij.

Në vendimin e GJKKO-së, ku thuhet se Erion Veliaj është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Në vendimin e zbardhur tregohej se si Veliaj kishte gënjyer prokurorët kur është marrë në pyetje se nuk ishte në dijeni për aktivitetet që kishte kryer bashkëshortja e tij, por në fakt komunikimet e zbardhura nga SPAK-u kanë treguar të kundërtën.

Por Erion Veliaj nuk është njeriu që gënjen vetëm prokurorët dhe oficerët e BKH-së, por ka gënjyer edhe KQZ-në.

Sipas dokumentit të dekriminalizimit të datës 24.03.2023 të Erion Veliajt në KQZ kryebashkiaku ka deklaruar “i padënuar”.

Dënimi/ DOKUMENTI/ Erion Veliaj mashtroi edhe KQZ-në?!

Por në dokumentin e vendimit të Gjykatës, në faqen e parë nënvizohet gjendja gjyqësore e kryebashkiakut, ku thotë i dënuar.

Dënimi/ DOKUMENTI/ Erion Veliaj mashtroi edhe KQZ-në?!

“Sipas Certifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore me nr.5488 Prot. datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”, thuhet në dosje.

Pra, në fashikullin 63 të dosjes për Erion Veliajn, thuhet se gjendja gjyqësore e Erion Veliajt është “i dënuar”.

Duhet të theksojmë se në vendimin e Gjykatës dhe Prokurorisë janë shumë fashikuj dhe me mijëra faqe dhe fashikuj të tjerë, publikuar si dokument nga Alfapress.al

Dosja

Dokumentet e tregojnë qartë se si Veliaj ka gënjyer KQZ-në dhe e ka mashtruar se nuk është i dënuar, ndërsa SPAK-u e thotë qartazi se është “i dënuar”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu