Escobar: Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja

0

Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar është shprehur se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

Këtë e tha në një intervistë për Radio Evropa e Lirë kur u pyet se si e sheh SHBA deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që Serbia, më 15 dhjetor do të kërkojë nga KFOR-I kthimin e forcave të saj në Kosovë.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht. Ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht, ne nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA”- tha ai.

I pyetur se cili do ishte reagimi i SHBA-së nëse Beogradi vërtetë do të ndërmerrte një inkursion të armatosur në veri, diplomati theksoi:

E para këtë nuk e pres dhe e dyta po e përsëris  Kosova ka garanci të forta sigurisë nga SHBA, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu