Kuqezinjtë e kombëtares sonë lanë pas përgatitjet në Tiranë duke iu drejtuar Pragës për ndeshjen e të enjtes me Çekinë.
Qazim Laçi është lënë pushim në seancën e fundit në “Shtëpinë e Futbollit” për shkak të gjendjes gripale, ndërsa gjithë të tjerët u stërvitën rregullisht.
Në program është edhe ajo orën 18:00 në stadiumin ku do të zhvillohet takimi kualifikues i Euro 2024, ndërsa më herët trajneri Sylvinho do të dalë para gazetarëve.
Me Çekinë kemi zhvilluar vetëm një miqësore në 8 Qershor të 2021 e humbur 3 – 1. Përballja e nesërme merr rëndësi për ecurinë në grupin kualifikues, pasi përfaqësuesja çeke është në vendin e parë në kuotën e 7 pikëve pas 3 takimeve, 1 më shumë se Shqipëria e vendit të dytë.
Çekia ka lënë pikë vetëm në fushën e Moldavisë dhe shikohet si një pretendet për një vend në finalet e Europianit dhe një rezultat pozitiv me këtë kundërshtar do të shtonte shanset e kualifikimit. Këtë takim do të ndiqni direkt në TV Klan.