“FBI-ja, CIA dhe mafia e Soro-sit dy vjet luftë me mue”! “Berisha keq me ëndrrat me sy hapur”: Mafia ndërkombëtare ka vite që do të më eleminoi

0

I ftuar në “Ora e Betit” me Beti Njumën, Sali Berisha u shpreh se ka prova tashmë se njeriu më i fuqishëm i FBI-së u kontraktua për të eliminuar atë dhe opozitën shqiptare. Ai tha se opozita gjatë gjithë këtyre viteve, ka rënë pre e përpjekjes së paimagjinueshme për ta skajuar atë në një shkallë ekstreme.

“Kemi prova tashmë se njeriu më i fuqishëm i FBI-së u kontraktua për të eliminuar opozitën shqiptare. Sikurse u provua edhe me aferën ruse dhe sanksionimin e Sali Berishës. Opozita gjatë gjithë këtyre viteve, unë jam dëshmitar i përpjekjes së paimagjinueshme për ta skajuar atë në një shkallë ekstreme.

Donin ta përjashtonin me çdo kusht nga reforma në drejtësi, aq sa nxorën te dera e parlamentit me 15 të rinj të Sorosit bashkë me një ambasador për të protestuar kundër opozitës. Gjithë çfarë unë kisha në dorë, kishim vetëm standardet e Venecias për reformën në drejtësi”, tha ai.

Berisha u shpreh se i gjithë skenari mafioz shqiptar dhe ndërkombëtar ishte drejtuar këto 2 vite kundër Sali Berishës. Ai tha se askush përveç demokratëve nuk ka të drejtë që tu caktojë kryetarin demokratëve, ata duhet ta zgjedhin me votën e tyre të lirë.

“S’mund të jetë kurrë ajo sepse i gjithë skenari mafioz shqiptar dhe ndërkombëtar ishte drejtuar këto 2 vite kundër Sali Berishës për të shkatërruar opozitën. Opozitën e mban në këmbë vota e lirë e demokratëve. Askush përveç demokratëve nuk ka të drejtë që tu caktojë kryetarin demokratëve, ata duhet ta zgjedhin me votën e tyre të lirë. Cilido ka të drejtë të sfidojë kryetarin e partisë së PD-së, nuk ka pengesa për këtë gjë. Unë jam pengesë për asgjësimin e opozitës shqiptare”, tha Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu