Një ditë pasi denoncoi me emra tentativat sipas tij të vjedhjes së votave në Elbasan, deputeti demokrat, Flamur Noka ka paralajmëruar se do të bëjnë të pamundurën që të ndalojnë këtë fenomen.
Noka tha se kushdo që do të tentojë që të blejë vota, do të përballet personalisht dhe politikisht. Ai pohoi se edhe pse ka tentative të tilla, shanset do të jenë zero, pasi edhe nëse nuk vepron shteti, do të veprojnë vetë demokratët.
“Janë kthyer universitetet e qarqeve të vendit në një grupim të vogël klasash inekzistente. Në rast se ka pasur 40 klasa universiteti i Elbasanit. Sot ka tetë. Kaq nxënës ka, kaq studentë ka. Rritje rrogash dhe pensionesh jo.
Tani çfarë do i thotë shqiptarëve. I fut një tallava thotë. Kushdo që do të tentojë të blejë vota do të përballet personalisht dhe politikisht. Këtë për qarkun e Elbasanit e them me përgjegjësi të plotë.
Tentativa ka për t’u përsëritur është evidente. Shanset do i kenë zero. Nëse shteti nuk do të veprojë. Të jeni të sigurt që do të veprojnë demokratët.
Këtë duhet ta dinë. Po monitorohen të gjithë drejtorët në çdo hap që hedhin”, u shpreh Flamur Noka.