Flet njeriu që çoi pas hekurave Vangjush Dakon

0

Bashkim Dako, banor i qytetit të Durrësit aktualisht jeton në një shtëpi me qira në ish-Kënetë pasi pallati ku jetonte është dëmtuar nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm.

Ai është personi që 2 vjet më parë ka kallëzuar në SPAK ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të bashkisë.

Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Dako u shpreh se denoncimi bashkë me banorët e tjerë është bërë para dhe pas tërmetit, për dy pallate që janë dëmtuar.

“Arrestimi i sotëm është arrestim për bujë politike, për asgjë tjetër. Kallëzimin e kemi bërë që para tërmetit pasi në pallat janë shtuar kate pa leje, asnjë nga pallatet nuk ka pilota, janë direkt në beton dhe pa asnjë garanci sigurie”, tha Dako.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu