FOTO/ RENEA “rrethon” gjykatën, futen biznesmeni, tradhtari dhe “ushtarët”

0

Tetë persona, mes tyre gjashtë që janë pjesë e operacionit “Metamorfoza” të arrestuar dy ditët e fundit nga Shkodra, Laçi dhe Tirana do të dalin sot në gjykatë për masën e sigurisë.

Avokatët kanë kërkuar 2 orë kohë për të lexuar dosjen voluminoze prej 126 faqesh, gjykata ka pranuar kërkesën.

Gjykata e Posaçme është blinduar nga forca të shumta të policisë dhe RENEA-s, pasi brenda godinës janë drejtues prokurorie, ish-shefa policie, mes tyre Oltion Bistri që akuzohet se nxori sekretet hetimore dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, etj.

Dosja që SPAK-u ka zbardhur ka fakte dhe prova për porositësit e një vrasje, Gjin Ndojit (Boriçit) në gusht 2020 dhe katër atentateve që fatmirësisht kanë dështuar.

Në kërkim janë nëntë persona të tjerë, mes tyre Ervis Martinaj, bosi i lojërave të fatit, i zhdukur prej vitit të kaluar.

Të arrestuar që do të dalin para gjykatës;
Pëllumb Gjoka 49 vjeç
Edmond Preka 46 vjeç
Astmer Bilali 34 vjeç
Ardit Hasanbenga 41 vjeç
Oltion Bistri 41 vjeç
Xhevahir Lita 50 vjeç
Sabjan Troshani
Nehat Fojeta

Në kërkim;
Behar Bajri Brahovic
Ervis Martinaj
Denis Bajri Brahovic
Klaudio Haka
Prek Kodra
Aleks Ndreka
Arsat Bashli
Bardhyl Marvraj
Elion Hato

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu