Shkruan Zef Ndreka
Nuk do duket asgjë afera e inçeneratorëve, para hatave të tjera.
SPAK-u, le t’a quaj nxitje për hetim , ftesë për hetim, le t’a quaj denoncim, le ta quaj si të dojë , vetëm të veprojë.
Si rregull, çdo hetim mund të nisi edhe nga një artikull problematik. Por ka shumë vite, që denoncimet në shtyp kalojnë me mospërfillje nga organet e akuzës.
Gjithsesi , këtë radhë e ftoj SPAK-un, nominalisht, të hapë një seri dosjesh që lidhën me vjedhjet e pasurive kombëtare nga të huajt , në bashkëpunim me qeveritarët ose ish qeveritarët.
Për të mos u zgjatur për lexuesit , pyetjet kryesore mbetën:
Kush i administron pasuritë kombëtare të Shqipërisë?!
Shqiptarët apo të huajt i gëzojnë fitimet e pasurive nëntokësore të vëndit tonë , si krom , bakër, zing, ar, argjend, selen, naftë, etj ?!
Tre të çmendurit e sotëm Berisha, Meta, Rama dhe Fatos Nano në kohën e vet, e shkatërruan këtë vënd.
I çmenduri më i gjatë ka rënë në gjumë me këtë opozitë dhe nuk po ndihet . Karvani i tij i korrupsionit po ecën përpara pa ndalim. Rama nuk do t’ja di më çfar ndodh. Ai vetëm një gjë di mirë, si fitohet nga sheshet e ndërtimit , nga kullat, nga betonizimi , nga pazarët, nga inçeneratorët, nga PPP, nga koncensionet e minierave, nga deti dhe mundesisht nga shitja e tij!
Sot vidhet më shumë me ligje dhe me VKM. Tipike, qeveri mafiozësh.
Për sa kohë nuk lëviz drejtësia, kështu do të shkojë Shqipëria!
Për t’a konkretizuar, kujtojmë se në vitin 1998, një kompani turke, ka marrë me konçension pjesën më të çmuar të bakrit në malin e Munellës.
Në atë kohë, parlamenti me shumicë absolute socialiste, e kishte të lehtë dhe e miratoi konçensionin në fjalë pa debat, pa e parë e dëgjuar njëri, pa asnjë oponencë.
Ish ministri Ylli Bufi, një buf i vërtetë, përgatiti kontratat konçesionare me kompaninë turke për 30 vjet, me të drejtë përseritje. E kaloi lehtësisht në qeverinë Nano, dhe në parlament .
Turqit , nisën punën pa humbur kohë , direkt e në thelë të Munellës.
Për lexuesin dhe për SPAK-un , e theksojmë , se vetëm mali i Munellës, vlerësohet më shumë se 50 miliard dollarë. Në brëndësi të tij , ka rezerva të shumta bakri dhe metalesh të tjera . Por mund të konsiderohet edhe si miniere ari, pasi përmbajtja e tij dhe e argjendit është shumë e lartë.
Minerali i Munellës është poli-metalor, ka përmbajtje të lartë veç bakrit edhe zing, nikël, kobalt , selen, platin etj , metale të çmuara.
Kompani turke, e merr këtë poli-mineral, si mineral bakri, i bën pasurimin në formë koncentrati dhe e nxjerr jashtë vendit.
Janë qindra e qindra miliona Dollar apo Euro të nxjerra , të zhdukura dhe askush nuk përgjigjet për gropat e mëdha turke si varre të mëdhenj!
Aktorët e djeshëm e të sotëm , bëjnë sikur nuk dijne gjë , sikur nuk ka ndodhur asgjë .
Të nderuar prokuror të SPAK-ut!
Ka rreth 25 vite që vidhet pasuria e Shqipërisë.
Po vidhet ari e argjendi!
Shoqërojnë në koncentrat bakrin
Ndërkohë , ju do të gjeni se ka ligj ndërkombëtar të shkruar , që metalet e çmuara duhet domosdo të kthehen mbrapsht .
Kujtojmë Gjermaninë shumë vite më parë kur eksportuam mineral kromi . Por pas disa muajsh , gjermanet analizuan dhe vlerësuan sasinë e arit në mineralien e kromit dhe ia njohin palës shqiptare.
Në rastin e Munellës, të gjithë e dimë paraprakisht përmbajtjen e arit e të argjendit, në mineralin poli-metalor. Dhe duhet të heshtim ?!
Ndaj të ftoj o SPAK , të hapësh këtë dosje e të hetosh . Do të gjesh “xhevahire”!
Nuk do të duken asgjë aferat e inçerneratorëve!
Por bashkë me këtë dosje, duhen hetuar edhe të tjera koncënsione të dhëna falas kompanive të huaja , kryesisht turke , në industrinë e bakrit.
Ju siguroj se e njëjta skeme është kudo ku janë dhënë koncensione të pasurive kombëtare, si në krom, naftë etj.
Atëherë, përse heshtet ?!
Apo sepse ndahen fitimet nga vjedhjet e pasurive tona!
Ndaj duhen hetuar pa ngurrim!
Promoted Content