Fushata në Serbi duket se ka nisur e ashpër që në ditët e para të saj, me akuza dhe kundër akuza. Kryeministria e Serbisë An Bërnabiç ka sulmuar me një gjuhë të ashpër mediat dhe opozitën në Serbi, lidhur me akuzat e hedhura ndaj presidentit Vuçiç.
Keni gënjyer ashpër për Andrejn, i keni pikturuar një objektiv Danilos – dhe nuk ju mjafton. Në orët e “programeve” tuaja dëgjojmë 50 ofendime për Vuçiqin në 10 minuta. Nuk mjafton që çdo ditë të kesh një gënjeshtër të re për të. Tani po i shani prindërit… Thjesht, nuk kam fjalë për këtë…
Me këtë, ju keni thënë gjithçka për veten tuaj. Jeni media “profesionale”?!? Sadistët dhe urrejtës të pacivilizuar. Godisni me shpresën se askush nuk mund ta durojë këtë, se familja e tij nuk mund ta durojë. Turp për ju dhe për të gjithë ata që heshtin për këtë. Mbështetje për Vuçiçin dhe familjen Vuçiç. Ne do të fitojmë! – theksoi kryeministria bernabic ne nje reagim ne rrjetet sociale
Bërnabiç, ka reaguar ndaj sulmeve të mediave të cilët sipas saj thyen kodin moral dhe ofenduan prindërit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe duke aluduar se babai i tij është gazetari shqiptar Fahri Musliu.
“Së bashku po luftojmë për një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë! Aleksandër Vuçiç – Beogradi nuk duhet të ndalet”, ka shtuar ajo.