Gana mund të jetë befasia e Kupës së Botës që mbahet nga muaji nëntor në Katar pasi formacioni i tyre është i mbushur me lojtarë cilësorë.
Në turneun e vitit 2022, Gana do të jetë një nga pesë përfaqësueset nga Afrika së bashku me Senegalin, Kamerunin, Tunizinë dhe Marokun.
Kundër të gjitha gjasave, Black Stars arritën në çerekfinalen e Kupës së Botës në vitin 2010 në Afrikën e Jugut dhe ishin një penallti larg nga kalimi në gjysmëfinale, por Asamoah Gyan nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë dhe Gana përfundoi duke humbur në penallti.
Ata u kualifikuan për edicionin e fundit të turneut duke mposhtur Nigerinë me golat jashtë fushe në një play-off.
Ishte goli i lojtarit të Arsenalit, Thomas Partey, ai që bëri diferencën.
Gana do të jetë në Grupin H së bashku me Portugalinë, Uruguain dhe Korenë e Jugut. Një grup i vështirë, por ata mund të tronditin kombëtaret e tjera pasi kanë lojtarë cilësorë në radhët e tyre.
Yjet e Zi kanë qenë të zënë me rekrutimin e lojtarëve pasi kanë arritur të joshin lojtarë si Inaki Ëilliams dhe Tariq Lamptey për të ndërruar kombësinë e tyre.
Anësori i Chelseat, Callum Hudson Odoi, i cili aktualisht është i huazuar në skuadrën gjermane të Bundesligës, Bayer Leverkusen, gjithashtu mund të përfaqësojë Ganën.
Sulmuesi i Arsenalit, Eddie Nketiah është gjithashtu në shënjestër të Yjeve të Zi, pasi ata kërkojnë të mbledhin skuadrën më të mirë të mundshme përpara ndeshjes së tyre hapëse në nëntor.
Këtu është një formacion fillestar potencial për Ganën: Joe Wollacott (Charlton Athletic), Tariq Lamptey (Brighton), Mohammed Salisu (Southampton), Daniel Amartey (Leicester City), Gideon Mensah (Auxerre), Thomas Partey (Arsenal), Iddrisu Baba (RCD Mallorca), Jordan Ayeë (Crystal Palace), Mohammed Kudus (Ajax), Kamaldeen Sulemana (Rennes), Inaki Williams (Athletic Bilbao).